Taulant Salihi
Ideja se skijimi është sport i shtrenjtë është ide e kalbur që i fuqizon vetëm klasën e naltë të shoqërisë dhe i anashkalon të tjerët.
Snobizmat pastaj përçohen nëpërmjet njerëzve duke i poshtëruar tjerët, dikë me veshjet joadekuate, dikë sipas pajisjes. Idetë tjera, si shko në Mavrovë, Bansko, etj. janë banalitete dhe nuk arsyetojnë asgjë.
Nëpër shumë qendra jepen mundësi për banorët lokalë që së paku çdo fëmije t’i mundësohet përvoja në këtë aktivitet, pa u varur nga statusi social i prindërve apo përkujdesësve.
Te ne, me 30% të potencialit të qendrës, shiten bileta me çmim të plotë. Kjo është shfrytëzim, mos them vjedhje tipike, dhe për mu nuk ka asnjë sqarim tjetër.
Përfundim logjik është se nëse kushtet që ofrohen janë fleksibile (sh. sot punojnë vetëm 2 skiliftë e gjysmë), atëherë edhe çmimet duhet te jenë fleksibile, e jo statike, si bingo, varësisht nga fati…
Unë e kuptoj që kur gëzon ndonjë privilegj drejtësia duket si shtypje, por e vërteta është tjetërkund.
Për në fund, përshtypja e ime sot definohet me slloganin e agjencisë së famshme për advertising, Ogilvy: “hiperbolla është gjë e shkëlqyer në reklamim, përderisa ana tjetër e kupton si të tillë!”
Unë kam probleme etike me industrinë e advertising mu për këto arsye, dhe nga reklamimi u mashtrova se vërtet duhet të pres më shumë.









