Sot në hapësirat e Galerisë së Arteve u realizua mbyllja e projektit që u realizua me rastin e “Ditës Botërore të Artit”. Gjatë këtyre ditëve realizuam 5 ekspozita kreative artistike brenda qytetit të Tetovës.
Drejtori i Galerisë së Arteve z.Ilir Kurtishi i falenderoi pjesëmarrësit e projektit dhe shprehu mirënjohje për gatishmërine e tyre: ‘Qëllimi jonë ishte që të kontribojmë në zhvillimin kulturor të qytetit, të krijojmë mundësi për qytetarët të kenë akses më të lehtë me artet e bukura dhe të zhvillojmë vetëdijen në publik për të vizituar galeritë dhe muzet’.
I falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e projektit dhe urojmë që në të ardhmen të kemi bashkëpunime tjera, thuhet mes tjerash në faqen e Galerisë së Arteve Pamore në Tetovë. /tetova1/













