Tetovarët sonte do të çelin iftar në ora 19:21, ndërsa syfirin do ta bëjnë në ora 4:12 të mëngjesit.
Hazret Muadh Ibni Zuhra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. në iftar, pra, gjatë çeljes së agjërimit bënte këtë lutje:
agjerimi iftariO Allah! Për Ty agjërova dhe me riskun Tënd po e çel agjërimin. (Ebu Daud, Kitabus-saum, bab keuli endal-iftar)
Hazret Amr Ibnil-Asi r.a. e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut s.a.v.s. duke thënë se koha gjatë çeljes së agjërimit është e veçantë për pranimin e lutjes. Më pas, sipas tij, ai bëri këtë lutje:
agjerimi iftariO Allah! Në saje të mëshirës Sate që shtrihet mbi çdo gjë, Të kërkoj të m’i falësh gjynahet! (Mustadrik Hakim, Kitabus-saum)
Kurse, për të mbajtur agjërimin, mjafton të keni nijet për të agjëruar. Mund të luteni edhe në këtë formë:
syfyrDua të agjëroj sot, një ditë të Ramazanit
