Advertisment
Një person i dyshuar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, është lajmëruar në Policinë e Kosovës.
Kështu për Klan Kosova ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi.
Reklame
“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim e rastit. Në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdohet trajtimi i rastit”.