Advertisment
Lionel Messi vendos të qëndrojë por duket si diçka totalisht e detyruar dhe jo e dëshiruar. Për “Goal.com”, ai rrëfen arsyet dhe madje akuzon ashpër presidentin Bartomeu.
“Dashuria ime për Barcelona nuk diskutohet! Bartomeu gënjeu, sepse ndryshe kishim rënë dakord në fund të këtij sezoni dhe nuk e mbajti fjalën. E vërteta është se nuk dua tituj apo trofe, por projekt! Këtu nuk ka asgjë. Kam vuajtur gjithë vitin, në stërvitje, ndeshje dhe në dhomat e zhveshjes! Ka shumë persona fals”