Moti sot, ja kur parashikohen reshje bore

Dita do të jetë me diell dhe pak më ngrohtë, gjatë pasdites do të paraqiten vr anësirat të cilat kah fundi i ditës do të rezultojnë edhe me reshje të borës.

Kështu do të jetë moti sot në Maqedoni sipas prognozës së Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.

Reklame

Priten edhe reshje të shiut, të cilat mund të kalojnë në ngrica për shkak të temperaturave të ulëta, ndërkaq do të fryjë edhe erë veriore.

Temperatura minimale do të jetë prej -9 deri në -1, kurse maksimalja do të arrijë prej 3 deri në 12 gradë Celsius.

Mot i ngjashëm pritet edhe në Tetovë dhe rrethin. Gjatë pasdites do të ketë vranësira të cilat do të shoqërohen edhe me reshje të shiut. Në vende të larta pritet edhe borë. Temperatura minimale do të ulet në -6, kurse maksimalja do të arrijë në 8 gradë celsius.