Agjencitë turistike thonë se janë në prag të anulimit të prenotimeve për në Itali. Udhëtarët janë në panik dhe pavarësisht rezervimeve kërkojnë që të anulohen udhëtimet e tyre.
Nga ana tjetër agjencitë thonë se virusi korona, pritet të sjell dëme të mëdha materiale tek bizneset e tyre. Virusi vdekjeprurës tanimë është paraqitur edhe në Greqi. Autoritetet e atjeshme konfirmuan se një grua e moshës 38 vjeçe ka rezultuar pozitive në testimin e virusit korona. Paraprakisht ajo kishte udhëtuar në rajonin e Italisë veriore. Ndërkohë edhe shumë shtete të tjera të Evropës kanë raportuar për raste me Covid 19 të cilët kryesisht kanë udhëtuar në Itali
e Shëndetësisë të Francës, Gjermanisë, Italisë kanë thënë se pavarësisht se po shtohet numri i personave të prekur në qendër dhe jug të Italisë, ata nuk planifikojnë mbylljen e kufijve.
Në nivel botëror numri i të prekurve ka kaluar 80,000 ndërsa i të vdekurve në mbi 2,700 kryesisht në Kinë. Në pjesën tjetër të botës ka pasur më shumë se 40 vdekje dhe mbi 2,700 raste të prekura.









