‘Planeti jonë & Shëndeti jonë’ është motoja e këtij viti në kuadër të 7Prilli Ditës Botërore të shëndetit, ku kjo ditë shënohet edhe në vendin tonë e cila ka si qëllim vetëdijësimin e popullatës për kujdes maksimal të shëndetit e në veçanti në këtë kohë pandemie, kështu shprehet Besnik Mustafai mjek në repartin e Ndihmës së Shpejtë në Tetovë.
BESNIK MUSTAFAI – MJEK
“Në repartin e Ndihmës së Shpejtë në Tetovë kemi një ulje të lehtë të periudhës së fundit, të rasteve që vinë për kontrolla mjeksore kryesisht kjo mund të themi se është si pasojë e periudhës kohore ku tash nuk kemi sezonë gripash, por nuk mungojnë rastet e thirjeve telefonike ku gjatë një ndrimi 12 orë kemi mesatarishtë dhjetë intervenime”.
Mustafai apelon deri tek qytetarët që të kenë kujdes nga alergjitë stinore ku pë momentin ka fluks të madh të qytetarëve.
BESNIK MUSTAFAI – MJEK
“Kisha apeluar tek të gjithë këta pacient që kanë shqetësime të kësaj natyre që sa më shumë të kenë kudjes e në veçanti ata që kanë alergji ndaj polenit, të përdorin rregullisht terapitë e tyre antialergjike dhe për çdo shqetësim të mundshëm të paraqiten tek mmjeku amë”.
Ndryshe në kalendarin historik 7Prilli njihet si Dita Botërore e Shëndetit që është veçuar nga OBSH-ja. Në kuadër të kësa dite organizohen aktivitete të ndryshme nga studentët pranë Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në Universitetin e Tetovës./tetova1/









