Burime nga inteligjenca britanike bëjnë me dije se përpjekjet e Rusisë kanë ngecur për shkak të mungesës së pajisjeve ushtarake, të cilat prodhohen në Ukrainë.
Lajmi se forcave ushtarake ruse u kanë mbaruar armët dhe nuk rifurnizohen dot, vjen pasi Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky njoftoi se trupat ruse po tërhiqen ngadalë, por dukshëm po pakësohen në territorin e vendit të tij, transmeton CNNA2.
Sipas “Daily Mail”, Ukraina e ka furnizuar më parë Rusinë me raketa, pjesë motorësh për helikopterë dhe pjesë avionësh luftarakë. Tani, këto pajisje nuk mund të zëvendësohen më, pasi nga vendet e tjera Rusia nuk i merr dot, për shkak të sanksioneve.
Që nga nisja e konfliktit në fund të muajit shkurt, Rusia ka humbur 143 avionë, 131 helikopterë, 625 tanke dhe 316 pjesë artilerie.
Еве ги симптомите за присуство на наслаги во крвните садови …
Ndërkohë, ka lëshuar rreth 1100 raketa, që sipas burimeve nga inteligjenca britanike, nuk janë zëvendësuar me të reja.









