Advertisment
Gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në të cilën pritet të diskutohet për masat e reja kundër koronavirusit.
Javën e kaluar Komisioni për Sëmundje Ngjitëse i propozoj Qeverisë që të miratojë këto masa të reja:
Reklame
Mbajtje e detyrueshme e maskave në hapësira të hapura
Ndalim për grumbullim në hapësirë publike pas orës 22.00
Deri në katër persona të mund të vijnë mysafir
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se nëse në periudhën në vazhdim nuk ka ulje të numrit të rasteve, atëherë nuk përjashtohet edhe vendosja e karantinës në pjesë të caktuar të shtetit.