Jeni adhurues i shëtitjeve dhe vizitave të vendeve turistike? Atëherë ju me siguri dini për TripAdvisor e cila është faqja më e madhe në botë për turizëm ku njerëzit marrin informacione për hotelet, restorantet dhe gjërat që mund të bëjnë në vend nëse vendosin ta vizitojnë, raporton Tetova1.
Ne sot hapëm TripAdvisor dhe kontrolluam se çka kjo faqe ju sugjeron vizitorëve nëse ato vendosin për të qëndruar në qytetin tonë. Në rubrikën “Things to do” rënditen këto:
Xhamia e Larme - Ndonëse askush nuk është kujdesur që të jap një përshkrim për xhaminë, komentuesit që janë nga vende të ndryshme e vlerësojnë lartë për shumëllojshmërinë e ngjyrave parkun dhe pastërtinë. Ato poashtu vlerësojnë mikpritjen që ju bëhet nga rrojet që asnjëherë nuk ngurojnë tju japin informacione për historikun e kësaj xhamie.
Palma Mall- TripAdvisor ju sugjeron vizitorëve që të ndalen edhe në qendrën tregtare Palma Mall për arsye se aty ka parking dhe shumëllojshmëri të dyqaneve.
Arabati Baba Teqe - në vendin e tretë për nga rënditja, TripAdvisor ju sugjeron turistëve që ta vizitojnë Arabati Baba Teqen në Tetovë.
Isa Beg Hammam- Hamami i qytetit buzë lumit Shkumbin që tani është Galeria e Arteve në Tetovë është një objekt tjetër që sugjerohet për turistët nga TripAdvisor.
Kisha Shën Nikolla - Kisha Shën Nikolla e cila ndodhet rrugës për në Banjishtë është një nga monumentet që ju sugjerohet turistëve për të vizituar në Tetovë.
Manastiri i Leshkës - një objekt fetar me rëndësi të madhe për komunitetin ortodoks në Maqedoni është sugjerim për turistët e huaj nga TripAdvisor.
Luboteni - Maja e Lubetenit e cila është maja e parë e vargmaleve të Sharrit është një sugjerim për turistët e huaj, megjithatë nëse nuk keni një veturë OffRoad më mirë mos u nisni.
Këto janë 7 aktivitetet që mund të bëni në Tetovë nëse vini për turizëm sipas TripAdvisor, pra kryesisht lidhen me objekte historike dhe fetare.
Në hapsirën e komenteve jepni mendimin tuaj nëse pajtoheni me këtë përzgjedhje të TripAdvisor,dhe cilat janë aktivitetet tjera që mund të bëj një vizitor në Tetovë?

