Zvicra ua heq me para qytetarëve të saj mërzinë e pandemisë, kjo është shuma që ndahet për secilin

Një kupon (triskë) me vlerë ë 200 frangave – që mund të shpenzohet në të gjitha restorantet, baret, sallat e koncerteve, kinematë dhe klubet në gjithë Zvicrën.

Për të siguruar që të ketë më shumë gjallëri në restorante dhe salla koncertesh, çdo person në Zvicër duhet të marrë një kupon prej 200 frangash. Ky propozim, i bërë nga Andreas Kunz, kryeredaktor i gazetës “SonntagsZeitung” ka ngjallur diskutime mes ekspertëve dhe politikanëve.

Reklame

Mjekët u befasuan, ky ilaç heq shpejt dhimbjen e kyçeve!
Por çfarë kërkon konkretisht Kunz? Ai bën thirrje për një ndihmë financiare për të gjithë të rriturit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kjo ndihmë, një kupon (triskë) me vlerë ë 200 frangave – që mund të shpenzohet në të gjitha restorantet, baret, sallat e koncerteve, kinematë dhe klubet në vend – synon të mbështesë nga njëra anë sektorin e “sëmurë” të gastronomisë dhe kulturës. Por, nga ana tjetër, ajo duhet të kontribuojë në rimëkëmbjen mendore të njerëzve, pasi, sipas Kunz, shumë prej tyre, gjatë pandemisë kanë humbur guximin për të qëndruar më mes njerëzve.

“Është nxitja financiare që shumë njerëzve thjesht u nevojitet pas një kohe kaq të gjatë për të gjetur rrugën e tyre të kthimit në jetë”, thotë Kunz. Ai, koston prej rreth 1.2 miliard CHF që do të kishte e gjithë kjo, e quan “të menaxhueshme”.