Advertisment
Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vlladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan, sot zhvilluan bisedë telefonike për raportet bilateral dhe për situatën në Siri, thuhet në komunikatën e administratës së presidentit turk.
“Bisedimet janë përqëndruar në marrëdhëniet dhe çështjet rajonale, para se gjitha për situatën në Siri”, thuhet në komunikatën e presidentit turk.
Reklame
Putini dhe Erdogani u takuan me 22 tetor në Soçi, për arritur Marrëveshje për memorandumin për aksione të përbashkëta për zgjidhjen e situatës në Sirinë verilindore.
Njësitë kurde e përfunduan tërheqje e forcave të tyre me 29 tetor.(koha.mk)