Koronavirusi, a shërohen plotësisht pacientët e infektuar?

E gjithë bota aktualisht ndodhet nën frikën e koronavirusit. Në pritje të një vaksine pyetja që të gjithë kanë në mendje është nëse shërohen plotësisht pacientët e infektuar nga koronavirusi.

Tek shumica dërrmuese e njerëzve me imunitet të fortë, shërimi është i shpejtë dhe nuk do të ketë probleme të rënda, por gjendja do të jetë e qëndrueshme. Ata gjithashtu fitojnë rezistencë ndaj virusit.

Ndërsa tek personat që shfaqet pneumoni e rëndë, koronavirusi mund t’iu sjell dëmtojë mushkërinë dhe si rrjedhim do të ketë pasoja në vijim. Megjithatë, është shumë herët për të thënë se çfarë mund të ndodhë me këta njerëz, por disa nga pacientët që u shëruan nga Sars, sëmundja solli efekte afatgjata në shëndet.

Që nga nëntori i vitit të kaluar kur u shënua rasti i parë në Whan të Kinës dhe deri tani në mbarë botën janë infektuar nga koronavirusi 156,407persona, 73.968 janë shëruar derisa 5833 kanë humbur jetën.