Laureta Vogliqi: ”Arti duhet të nxjerr veten nga kriza”

15 PRILL – DITA BOTËRORE E ARTIT

LAURETA VOGLIQI- ‘ARTI DUHET TË NXJERR VETEN NGA KRIZA’

Reklame

Në kalendarin historik 15Prilli njihet si Dita Botërore e Artit kjo ditë ka si synim promovimi dhe nxitjen kreative në botë. Data korespondon edhe me ditëlindjen e Leonardo da Vinçit i cili njihet si simbol i lirisë.

Por si po e gjenë kjo ditë ndërkombëtare artin në vendin tonë dhe artistët në përgjithësi flet për Tetova1 Laureta Vogliqi – Piktore nga Kosova e cila rrëfen sfidat e artistëve të rinjë si dhe planet në të ardhmen.

1.Si po e gjene kjo dite nderkombetare artin ne pergjithesi?

Në përgjithësi kjo ditë ndërkombëtare e artit tek artistet në gjithë botën e festojn duke sjellur krijime të reja në art.

Por, fatkeqësisht ne jemi duke jetuar në një kohë ku mediat tona më shumë ju kushtojn rëndësi gjërave të cilat nuk përcjellin ndonjë mesazh rreth artit e kulturës. Kjo situatë i sjell artistëve që të ballafaqohen me përhumbjen të mos ndjehen mirë sepse më të famshëm bëhen individ për deklaratat apo videot e tyre fyese, përbuzëse, gallata se ndonjë vepër e artistit. Mendoj që Populli jeton me kënaqësinë e shtypjes dhe ofendimit se sa arritjet e ndonjë artisti. Më shumë klikime marrin këto që i përmenda se sa promovimi i ndonjë ekspozite.

2. Por lindë pyetja, sa përkrahen artistët?

Nuk do të thotë se përkrahen aq sa duhet jetojm në një kohë ku është shumë e vështirë të jetosh fal artit apo nga mbështetja institucionale, kjo është vetëm një pikpamje e imja që arti duhet ta nxjerr veten nga kriza sepse jetojmë në një kohë ku është shumë e veshtire të jetosh nga arti sepse ti si artist duhet të meresh edhe me ndonjë pune tjetër që të mbijetosh sepse krijimtaria jonë nuk vlerësohet aq sa duhet shpresoj që institucionet të zgjohen dhe të ndihmojnë artistet.

3.Sa e demtoj pandemia artin në pergjithesi?

Mendoj që pandemia nuk na ka dëmtuar në art ndonëse nuk kemi mundur të jemi prezent apo të vizitojmë galeritë gjatë kësaj kohe por kemi shfrytëzuar izolimin duke punuar në atelijet tona dhe ishte një mundësi shumë e mirë duke ekspozuar punimet nëper ekspozita online në vende të ndryshme të botës.

4.Cilat do të jene planet e tua sa i perket vitit 2022?

Planet e mia të cilat i parashoh janë të sjell ekspozita me historitë e jetës sime që i përjetojë dhe të jem vetëvetja!

/tetova1/