Liverpooli ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Benfikës, në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Ibrahima Konate, në minutën e 17-të, pas një asistimi nga Andrew Robertson.
Derisa golin e dytë e shënoi Sadio Mane, në minutën e 34-të, raste të tjera nuk kishte dhe u mbyll me këtë rezultat pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Benfika u kthye në lojë duke e ngushtuar epërsinë, me Darwin Nunez, i cili shënoi në minutën e 49-të. Por, ishte Luiz Diaz, që ia siguroi fitoren Liverpoolit, me një gol në minutën e 87-të.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet pas tre jave. /Klankosova.tv/









