Psikologët: Kompleksi i shoqërisë

Pandemia ka patur ndikim të madh ndaj shëndetit mendor të njerëzve. Ndërkaq në vendin tonë vazhdon të konsiderohet si kompleks kërkimi i ndihmës profesionale apo shkuarja në një psikolog, thonë për Tetova1 ekspertët e fushës.

ILIR SALIU – ORGANIZATA “AKROPOLI I RI”

Reklame

“Ideja që të shkojmë në psikolog, është diçka shumë e rëndësishme, njerëzit mendojnë se dmth pavarësisht se e shoh se me kalimin e kohës është duke u thyer pak kjo tabu ama ende egziston ideja se të shkosh në psikolog është turp. Është kompleks i shoqërisë”.

Në të gjithë botën, më shumë se 450 milionë njerëz vuajnë nga çrregullime mendore. OBSH vlerëson se rreth 151 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, 26 milionë nga skizofrenia dhe 125 milionë nga crregullimet lidhur me alkoolin. /tetova1/