Vullkani Etna ka rikthyer panikun në Itali.
Mediat vendase shkruajnë se krateri juglindor i vullkanit Etna ka shpërthyer duke krjiuar një pamje spektakolare por edhe panik në Katania të Italisë.
Shpërthimi krijoi një re vullkanike, e dukshme qindra kilometra larg Katanias.
Si pasojë e shpërthimit aeroporti ndërkombëtar i Catanias ka pezulluar aktivitetin e tij për shkak të emergjencës.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka raportuar shpërthimin e llavës për pjesës perëndimore të Valle Del Bove, ku dukej se ka arritur në një lartësi rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit







