Sonte dhe nesër dezinsektim në Komunën e Tearcës

Komuna e Tearcës do të bëjë dezinsektimin tokësor kundër mushkonjave.

“Njoftohen qytetarët e komunës së Tearcës, se më datë 04.08 dhe 05.08.2022 do të kryhet dezinsektim tokësor dhe adulticid kundër mushkonjave.
Spërkatja do të kryhet nga ora 21:00 deri në orët e mëngjesit, në të gjithë vendbaniminet në regjionin e komunës së Tearcës.
Lusim bletarët të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.
Në rast se ka ndryshime moti (shi ose erë) atëherë dezinsektimi do të shtyhet dhe do të kryhet në ditët e ardhshme” thuhet në njoftim.